Elbasan/Përplaset nga motorri, këmbësorja në gjendje të rëndë

40

Aksidentohet një e moshuar, në dalje të Elbasanit, në aksin rrugor që të çon për në Librazhd.

Një motor ka përplasur këmbësoren, siç tregojnë edhe fotot, e cila si pasojë ka mbetur e shtrirë në tokë, në gjendje të rëndë, ku i është dhënë ndihma e parë nga kalimtarët.

E aksidentuara është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Elbasanit ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë drejtuesi i motorit është shoqëruar nga uniformat blu.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.