Ballina Aktualitet Elbasan, përplasen tre makina, dy të plagosur

Elbasan, përplasen tre makina, dy të plagosur

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku janë përfshirë tri automjete, e si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Beqir Dardha” pranë kryqëzimit të shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe janë përfshirë 3 automjete.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i një parakalimi të gabuar, ndërsa është paralizuar përkohësisht qarkullimi.

Sipas burimeve, mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.