Ballina Aktualitet Elbasan, përplasen tre automjete, dy pasagjerë në spital

Elbasan, përplasen tre automjete, dy pasagjerë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në qytetin e Elbasanit. Nga të dhënat e para raportohet se tre mjete janë përfshirë në aksident në unazën e qytetit pranë vendit të quajtur si “Kryqëzimi i Kinezëve”, dhe aksidenti solli si pasojë plagosjen e dy personave që përfunduan në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  të  aksidentit, ndërsa bëhet me dije se të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.