Ballina Kronikë Elbasan, përplasen dy automjete, një person në gjendje të rëndë

Elbasan, përplasen dy automjete, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një shtetasi ka ndodhur sot pranë Qendrës Spitalore të qytetit të Elbasanit.

Në aksident janë përfshirë një fouristradë dhe një motoçikletë, drejtuesi i së cilës është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.