Elbasan/Një person vetëvritet me armë gjahu në banesë

143

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Recan.

Sipas burimeve policore një 59-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij.

Bëhet fjalë për një 59-vjeçar me inicialet M.A.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.