Ballina Aktualitet Elbasan, në pranga 42-vjeçari

Elbasan, në pranga 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Kelmend Kruja, banues në lagjen “Dyle Haxhire” të Elbasanit ishte dënuar me vjedhje, mashtrim, dhe drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, në vitin 2016 e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale vjedhje si dhe në 16.03. 2018 ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale mashtrim.

Gjithashtu Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, më datë 21.05.2018 e ka dënuar me 3 vite burg për veprën penale mashtrim si dhe Gjykata e Shkallës Parë Sarandë më datë 20.06. 2018, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.