Ballina Aktualitet Elbasan, në pranga 40-vjeçari, dhunoi punonjësen e Bashkisë

Elbasan, në pranga 40-vjeçari, dhunoi punonjësen e Bashkisë

Një 40-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi ka goditur e kanosur verbalisht punonjësen e Bashkisë së Elbasanit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi  A.S, banues në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë dhe ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka goditur e kanosur me fjalë shtetasen M.D., 35 vjeçe,  banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, punonjëse e Bashkisë Elbasan.

“Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 237 e 238 të Kodit Penal,” – njofton Policia.