Ballina Aktualitet Elbasan, në pranga 35-vjeçari, tentoi të korruptojë efektivin

Elbasan, në pranga 35-vjeçari, tentoi të korruptojë efektivin

Një 35-vjeçar me iniciale G.D, banues në lagjen “Beqir Dardha” është arrestuar nga shërbimet e Policisë Rrugore të Elbasanit, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l dhe më pas i ofroi punonjësit të policisë një kartmonedhë të shumës 2 000 lekë, për ti shpëtuar arrestimit.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Elbasanit godet një rast të mitëdhënies.Arrestohet në flagrancë shtetasi: G.D., 35 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” Elbasan, i cili i ofroi ryshfet punonjësit të policisë rrugore, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ky shtetas në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore

duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l

Drejtuesi i mjetit i ka ofruar punonjësit të policisë një kartmonedh të prerjes 2000 lekë, për ti shpëtuar arrestimit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga nenet 244, 291 të Kodit Penal.