Ballina Aktualitet Elbasan, në pranga 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Elbasan, në pranga 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg në mungesë është vënë në pranga katër ditë më parë, por sot është bërë publik arrestimi i tij.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Gledis Sinameta, 28 vjeç, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, më datë 21.10.2015, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj përsonave që ushtrojnë funksione publike”. parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal. Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,” – thuhet në njoftimin e Policisë.