Ballina Aktualitet Elbasan, në kërkim për plagosje, kapet 39-vjeçari

Elbasan, në kërkim për plagosje, kapet 39-vjeçari

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 39-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për plagosje.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 39 vjeç banues në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për veprat penale të mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe plagosje e lehtë me dashje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.