Ballina LAJME Elbasan, moti i keq dëmton rëndë prodhimet

Elbasan, moti i keq dëmton rëndë prodhimet

Reshje të dendura shiu dhe breshëri përfshinë disa fshatra dhe qytetin e Elbasanit pasditen e djeshme, duke shkatërruar masivet me qershi, vreshta dhe ullishte në disa zona.

Dëmet më të mëdha në bujqësi janë shkaktuar në Njësinë Administrative Labinot Fushë, ku breshëri ka dëmtuar plantacionet me qershi.