Ballina Aktualitet Elbasan, makina përplaset me bordurën, mbeten të plagosur dy të rinj

Elbasan, makina përplaset me bordurën, mbeten të plagosur dy të rinj

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Murras dhe burimet zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A.S., 21 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” me targa AA 396 UU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë është aksidentuar i riu si dhe pasagjeri shtetasi me inicialet F.K., 25 vjeç. Menjëherë pas ngjarjes, dy të plagosurit u transportuan në Spitalin e Elbasanit, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.