Ballina Aktualitet Elbasan, makina përplas për vdekje të riun

Elbasan, makina përplas për vdekje të riun

Një 24-vjeçar është aksidentuar për cdekje mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Sipas Policisë një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin G.H., 24 vjeç, banues në Elbasan, e më pas është larguar me shpejtësi.

Njoftimi i Policisë: 

“Në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekje këmbësorin shtetasin G.H., 24 vjeç, banues në Elbasan. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit”.