Ballina Aktualitet Elbasan, makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë

Elbasan, makina përplas 50-vjeçarin me biçikletë

Një 50-vjeçar i cili ishte duke ecur me biçikletë është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen “Shënkoll”.

Sipas policisë “shtetasi A.P., 63 vjeç duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin G.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan i cili po lëvizte me biçikletë”.

I plagosuri  u transportua në Spitalin e Elbasanit për ndihmën mjekësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.