Ballina Aktualitet Elbasan, makina përfshihet nga flakët

Elbasan, makina përfshihet nga flakët

Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se makina është djegur pjesërisht.

Mësohet se mjeti është në pronësi të Aleksandër Ymerit.

“Gjatë natës në lagjen “Partizani” , Elbasan, ka marrë flakë mjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, në pronësi të 44 vjeçarit, banues në lagjen Partizani, i cili ishte i parkuar në rrugë.
Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes.