Ballina Aktualitet Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal

Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal

Një autoveturë ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik dhe ka përfunduar e përmbysur në një kanal pranë saj.

Duke iu referuar burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se automjeti me targë AA703CR ka qenë duke qarkulluar në drejtim të qytetit të Elbasanit dhe pasi ka humbur drejtimin ka dalë nga rruga.

Dyshohet se autovetura ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, por fatmirësisht pas aksidentit, drejtuesi i tij ka pësuar vetëm dëmtime të lehta. Policia ka shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet që sollën aksidentin.