Ballina Kronikë Elbasan, luajnë me fiksen e zjarrit, përfundojnë në spital.

Elbasan, luajnë me fiksen e zjarrit, përfundojnë në spital.

Gjatë  procesit mësimor të ditës së martë 7 nxënës të shkollës së mesme të përgjithshme, “Vasil Kamami” në qytetin e Elbasanit pas një incidenti të shënuar në ambientet e shkollës kanë mbetur të lënduar .Kjo sipas burimeve zyrtare ja ndodhur pasi  një bashkëmoshatari i tyre  ka improvizuar një lojë të rrezikshme me fiksen e zjarrit,

Sipas të njëjtave burimeve ai ka marrë fiksen e zjarrit të vendosur në mur  dhe e ka drejtuar nga bashkëmoshatarët  dhe 7  prej tyre si pasojë e shkumës së hedhur me forcë mbi sytë dhe fytyrën e tyre kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen .Kjo  për shkak të kimikatëve që ka shkaktuar shkuma që përmban fiksja e zjarrit .Drejtuesit e shkollës kanë kërkuar ndihmën e mjekëve që kanë mbërritur me autoambulanca dhe më pas i kanë transportuar për në spital ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë larguar pa asnjë lloj shqetësimi.

Ndërkaq është mbledhur këshilli displinor i kësaj shkolle që ka analizuar incidentin dhe pritet të vendosë për masë disiplinore ndaj autorit të këtij incidenti.