Ballina Aktualitet Elbasan, kryedemokrati Basha: Më 16 shkurt finalja, populli kundër një grushti njerëzish

Elbasan, kryedemokrati Basha: Më 16 shkurt finalja, populli kundër një grushti njerëzish

Pasditen e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha u prit nga qindra mbështetës në Elbasan të cilët e kanë përgëzuar por dhe kanë ndarë shqetësimet me të.

Ai e cilësoi 16 shkurtin si finalen e madhe, ku sipas tij i gjithë populli do të jetë kundër një grushti njerëzish.

“Siç më tha ai zotëria atje, kjo është finalja. Me 16 shkurt është finalja. është i gjithë populli, kundër një grushti njerëzish. Të gjithë! Janë të gjithë bashkë, kundër një grushti njerëzish,” – theksoi kreu i PD.