Ballina Aktualitet Elbasan, kishin dalë për gjah, shokët vrasin aksidentalisht 36-vjeçarin

Elbasan, kishin dalë për gjah, shokët vrasin aksidentalisht 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Mësohet se një 36-vjeçar është qëlluar me armë gjahu aksidentalisht nga shokët e tij gjatë mesnatës, teksa kishin dalë për gjah.

Policia bën me dije se viktima është Ardi Bodurri, punonjës i shërbimit pyjor në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjekës.

Ai ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë janë shoqëruar në komisariat dy personat që ishin me 36-vjeçarin.