Ballina Aktualitet Elbasan, ishte shpallur në kërkim, arrestohet 47-vjeçari

Elbasan, ishte shpallur në kërkim, arrestohet 47-vjeçari

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë të mundur kapjen e 47 vjeçarit Arben Kruja, të shpallur në kërkim.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim Nr.765, dt.11.12.2017, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja pa leje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga neni 324/a/1 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.