Ballina Aktualitet Elbasan, grabitet banesa e një biznesmeni

Elbasan, grabitet banesa e një biznesmeni

Një banesë në fshatin Mengël të Njësisë Administrative Labinot në bashkinë e Elbasanit ka rënë pre e grabitjes, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Persona të paidentifikuar kanë hyrë brenda në katin e dytë të banesës, pasi kati i parë ishte lokal dhe kanë mundur të grabisin një shumë prej 30 milion lekësh të vjetra.

Bëhet me dije se lokali dhe banesa konfirmohet të jenë në pronësi të biznesmenit Kastriot Puka. Autorët e grabitjes dyshohet të kenë qenë tre persona të maskuar, të cilët kanë marrë me vete edhe kasafortën dhe më pas janë larguar.

Policia e Elbasanit ka sekuestruar pamjet filmike dhe ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve.