Ballina Aktualitet Elbasan, godet biznesmenin dhe i vjedh makinën, arrestohet 39-vjeçari

Elbasan, godet biznesmenin dhe i vjedh makinën, arrestohet 39-vjeçari

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flgrancë shtetasin B. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Aqif Pasha”, pasi pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A. G., dhe B .M., ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin .

Po ashtu është arrestuar dhe shtetasja F. C., 28 vjeçe , banuese në lagjen “Aqif Pasha” Elbasan, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit A. G., për të tërhequr kallzimin.

Gjatë kontrrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në banesën e shtetasit B. M., është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Mësohet se shtetasi me iniciale A.G quhet Aurel Guni dhe është biznesmen i njohur në zonë, po ashtu është dhe këshilltar i partisë së PDIU-së. Po ashtu policia ka ushtruar kontrolle dhe në shtëpinë e këtij të fundit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, të vjedhjes me dhunë dhe të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike për shtetasin B. M., ndërsa për shtetasen F. C, për veprën penale të kanosjes për të mos kallëzuar.