Ballina Aktualitet Elbasan, ministri Gjiknuri shtyn afatin e përfundimit të autostradës Tiranë-Elbasan

Elbasan, ministri Gjiknuri shtyn afatin e përfundimit të autostradës Tiranë-Elbasan

Autostrada Tiranë-Elbasan do të jetë e kalueshme vetëm në fund të muajt janar. Kështu u shpreh sot ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë.

Gjiknuri tha se rruga mund të hapet deri në fund të muajt janar të vitit të ardhshëm, ndërkohë që përfundimi i të gjithë projektit mund të shtyhet për disa muaj.

“Mund te ketë një shtesë disa mujore, por asgjë nuk mund ta ndalojë projektin. Deri në fundin e janarit do të jetë e kalueshme në njërin krah,” – deklaroi ministri Gjiknuri.

Por, ky afat i ministrit Gjiknuri është i ndryshëm nga ai i kryeministrit Edi Rama. Në muajin tetor, kryeministri Rama deklaroi se autostrada e Elbasanit do ishte e kalueshme të paktën në muajn dhjetor, ndërkohë që ministri i tij nuk është i sigurtë plotësisht nëse kjo do të realizohet deri në muajin janar.