Ballina Aktualitet Elbasan, gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin, dyshimet e para

Elbasan, gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin, dyshimet e para

Trupi i pajetë i një personi është gjetur gjatë ditës së sotme në lumin Shkumbin në qarkun e Elbasanit.

Mësohet se trupi i pajetë i përket një të moshuari dhe është gjetur në breg të lumit në fshatin Muriqan.

Dyshohet se i moshuari nga Bradasheshi është mbytur pak kohë më parë dhe sot është pikasur trupi nga banorët.

Kufoma është dërguar në morgun e spitalit, ku do të realizohet identifikimi dhe zbulimi i shkaqeve të kësaj ngjarje.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një tjetër trup i pajetë është gjetur sot në zonën e Currilave në Durrës.