Ballina Aktualitet Elbasan, frutat dhe perimet nuk u shpëtojnë rritjes së çmimeve

Elbasan, frutat dhe perimet nuk u shpëtojnë rritjes së çmimeve

Ashtu siç po ndodh në të gjitha treget e vendit, çmimet kanë shënuar rritje edhe ne tregjet e Elbasanit. Mes perimeve spikat çmimi i qepës që shkon deri në 120 lek për kilogram, por edhe frutat. Për një pjesë të qytetarëve, shumë produkte po bëhen të papërballueshme për ti patur në tryezë. Për shkak të pamundësisë, qytetarët thonë se gjelin e detit të Peqinit po e zëvendësojnë me ata të importit.

As qytetatët e Elbasanit nuk i shpëtuan rritjes së çmimeve në prag të festave të fundvitit. Produktet e shportës kanë shënuar rritje, duke u bërë gati të papërballueshme nga pensionistët.

Mes perimeve bie në sy çmimi i qepës që shkon deri në 120 lek.
Në dyqane e tezga mbizotëron malli i importit. Me këtë prejardhje tregtarët justifikojnë çmimet, ndërsa flasin për rënie të fuqisë blerëse.

Peqini është i njohur për mbarështimin e gjelave të detit. Ata dalin në treg me 800 lek për kilogram peshë e gjallë.

Por një pjesë e qytetarëve thonë se për shkak të çmimit janë orientuar drejt gjelit të importit që kushton deri në 500 lek për kilogram.

Rritja e çmimeve në prag të festave është shqetësim i vjetër, por që mbeten pa zgjidhje edhe në Elbasan pavarësisht kontrolleve të ndërmarra nga institucionet kundër abuzimeve.