Ballina Aktualitet Elbasan, Dita e Verës, kryeministri Rama: Lala më 14, Luli më 16,...

Elbasan, Dita e Verës, kryeministri Rama: Lala më 14, Luli më 16, Lali më 17

Ndonëse në Tiranë, festimet e Ditës së Verës janë shtyrë për të dielën për shkak të motit të keq, Elbasani ka nisur festimet që prej mbrëmjes së djeshme. Qyteti, i cili ka traditë festën e Ditës së Verës, është shndërruar në vendin e karnavaleve, panaireve dhe festimeve të ndryshme. Në sheshin e qytetit zhvillohet edhe një koncert, me këngëtarët më të mirë të këngës popullore, si Ylli Baka, Eranda Libohova etj.

Gjithashtu, në Elbasan për të uruar këtë festë tradicionale kanë mbërritur edhe kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.

Duke parë zhvillimet e fundit politike, por edhe ato atmosferike, kjo ditë nuk kaloi pa u komentuar nga kryeministri Rama, i cili, bashkë dhe me urimin për Ditën e Verës, theksoi se “ky është një vit i veçantë edhe për Ditën e Verës: Lala më 14, Luli më 16, Lali më 17.”