Ballina Aktualitet Elbasan, disa të ndaluar nga operacioni

Elbasan, disa të ndaluar nga operacioni

Policia ka ndërmarrë sot një aksion blic në Elbasan, ndërkohë që janë ndaluar 3 persona. Mësohet se aksioni, ku marrin pjesë edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, drejtohet nga kreu i policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Mësohet se një nga personat e ndaluar është nga fisi Capja. Në lokalin e këtij të fundit u gjet një pako me fishekë. Nga të dhënat paraprake mësohet se në një banesë policia ka gjetur një minë me telekomandë dhe dy pistoletë.

Dje Elbasani u trondit nga një shpërthim me tritol, ku shënjestër ishte një lokal në lagjen ‘Partizani’ ku për pasojë mbeti i plagosur pronari i biznesit.

Vetëm dy ditë më parë Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm dekretuar një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Lleshaj u informua mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale.

Kujtojmë se Elbasani është përmendur si qyteti i ‘listës se zezë’ për shkak të kriminalitetit.