Ballina Aktualitet Elbasan, digjet makina e një biznesmeni

Elbasan, digjet makina e një biznesmeni

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit, në lagjen “Visarion Xhuvani”, ku makina ka qenë e parkuar në hyrje të një pallati.

Sipas të dhënave të para, pronari i automjetit rezulton një biznesmen që ka në pronësi një biznes të njohur në periferi të qytetit të Elbasanit.

Policia është njoftuar nga banorët për djegien e automjetit dhe ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme.