Ballina Aktualitet Elbasan, detaje të reja, kush është personi i vrarë në mes të...

Elbasan, detaje të reja, kush është personi i vrarë në mes të qytetit

Një person me profesion jurist është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Personi i vrarë është avokati Ravik Gurra. Ai është ezekutuar me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit.

Gurra është një avokat  i njohur. Ai ka mbrojtur çështjen e Çapajve, Shullazit por edhe disa nga të akuzuarit për rrugën e Gjinarit.