Ballina Aktualitet Elbasan, deputeti socialist Balla: Pavarësisht ç’thonë gojët e liga, zgjedhjet më 30...

Elbasan, deputeti socialist Balla: Pavarësisht ç’thonë gojët e liga, zgjedhjet më 30 qershor

Partia Socialiste ka vijuar në Elbasan fushatën e saj për zgjedhjet vendore, të cilat, siç edhe ka theksuar deputeti Taulant Balla, do të mbahen më 30 qershor. “Pavarësisht se ç’thonë gojët e liga, zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor,” – ka thënë deputeti Balla në një takim elektoral në Bradashesh të Bashkisë së Elbasanit.

“Edhe pse Presidenti i Republikës u përpoq të hynte në lojë për të mbështetur sadopak të shoqen dhe shokun e të shoqes, Lulin, zgjedhjet do të bëhen, sepse zgjedhjet nuk i caktojnë partitë,” – ka vijuar më tej deputeti Balla.