Ballina Aktualitet Elbasan, çifti kosovar në llixha, vdes gruaja

Elbasan, çifti kosovar në llixha, vdes gruaja

Një grua është dërguar e vdekur në spitalin e Elbasanit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një vizite në llixha.

Policia bën me dije se, rreth orës 03:30, në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja 60 vjeçare, banuese në Plloshan Kosovë, si dhe në gjendje të rëndë shëndetësore bashkëshorti i saj, shtetasi 70 vjeç, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në llixhat e Treganit në Elbasan dhe ishin akomoduar në një hotel në këtë qytet.

Nga shikimet paraprake të kryera nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.