Ballina Aktualitet Elbasan, Balla inspekton punimet në një shkollë: Kërkesa u bë realitet

Elbasan, Balla inspekton punimet në një shkollë: Kërkesa u bë realitet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherazi drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, inspektoi nga afër punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në qytetin e Elbasanit. Ai shoqërohej nga kreu i Bashkisë Qazim Sejdiaj, si dhe Prefekti i Elbasanit, Gledian Llatja.

Investimi, vlera e së cilit kap shifrën 58 milionë lekësh është pjesë e një plani të madh investimesh të planifikuar për vitin 2019 për Bashkinë e Elbasanit. Rikonstruksioni i kësaj shkolle, nga më të vjetrat e qytetit, ishte një kërkesë e komunitetit që tashmë po bëhet realitet.

“Vitin e kaluar bashkë me kryetarin e Bashkisë, banorë të kësaj zone, në kuadër të llogaridhënies publike të qeverisë, ngritën pikërisht shqetësimin për rikonstruksionin e plotë të një prej shkollave më historike të Elbasanit. Shkolla ‘Bardhyl Boba’ jo vetëm që i shërben një prej lagjjeve më të rëndësishme të Elbasanit, por më shumë se kaq, ka një numër shumë të madh nxënësish,” – u shpreh Balla në një prononcim për mediat.

Kreu i Bashkisë Qazim Sejdini ka premtuar që punimet do të përfundojnë brenda afatit dhe nxënësit do të kenë mundësi të zhvillojnë mësim në kushte optimale.

Ndërkohë Prefekti Gledian Llatja ka sqaruar se rikonstruksioni i godinës ka përfshirë transformimin jo vetëm të klasave, por dhe palestrave e ambienteve rrethuese.

foto galeri

foto galeri

foto galeri