Elbasan/Audi u dogj gjatë natës, policia jep informacione mbi targën e pronarin

56

Mjet tip Audi është djegur pas mesante në lagjen “Haxhias” të Elbasanit.

Makina ka qenë e parkuar pranë shtëpisë kur edhe ka marrë flakë dhe është shkrumbuar i gjithi.

Mësohet se mjeti me taga AA 218 SE ishte në pronësi të një kasapi, në këtë qytet.

Akti dyshohet si shenjë hakmarrje apo paralajmërimi ndaj tij mbi konflikte të mëparshme.

Policia tha se mjeti ishte në pronësi të shtetasit Xh.Ç., cili ishte i parkuar pranë banesës dhe si pasojë është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.