Ballina Aktualitet Elbasan, arrestohet 45-vjeçari nga Cërriku, ishte dënuar me 11 vjet burg në...

Elbasan, arrestohet 45-vjeçari nga Cërriku, ishte dënuar me 11 vjet burg në Itali

Një shtetas 45-vjeçar, banues në Cërrik, është arrestuar nga Policia e Shtetit në Elbasan për llogari të drejtësisë italiane. Sipas burimeve zyrtare policore, në pranga ka rënë shtetasi Jorgo Selmani.

Policia e Shtetit njofton se ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Barit, në Itali, e kishte dënuar atë me 11 vjet burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit në Tiranë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.