Ballina Kronikë Elbasan, apartamenti përfshihet nga flakët, banorët e pallatit në panik

Elbasan, apartamenti përfshihet nga flakët, banorët e pallatit në panik

Përfshihet nga flakët një apartament në katin e tretë të një pallati në Elbasan, duke krijuar panik te banorët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11.00 të së martës, pranë vendit ku ndodhej ish-kinemaja e Elbasanit. Nga flakët sipas dëshmitarëve është përfshirë i gjithë apartamenti.

Nuk janë të qarta shkaqet e rënies se zjarrit, ndërkohë që shërbimi zjarrfikës  mbërriti menjëherë në vendngjarje.