Ballina Aktualitet Elbasan, AKU mbyll tre subjekte dhe bllokon 268 kg nënprodukte qumështi

Elbasan, AKU mbyll tre subjekte dhe bllokon 268 kg nënprodukte qumështi

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontroll në tregun e hapur në Elbasan ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë dokumentacion veterinar dhe fiskal.

Trupa inspektuese e AKU-së bllokoi gjithsej 268 kg produkte qumështi, tetë kg mjaltë, gjashtë kg vaj ulliri.

Ndaj subjekteve u morën masa administrative, gjithsej pesë gjoba në vlerë 600 000 lekë, tre ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.