Ballina Aktualitet Elbasan, aksident automobilistik, rëndë kalimtari

Elbasan, aksident automobilistik, rëndë kalimtari

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Beqir Dardha”, në qytetin e Elbasanit, ku ka mbetur i plagosur rëndë një 59 vjeçar, banues po në këtë lagje.

Policia bën me dije se shtetasi K.Q., u transportua në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rendë.

Drejtuesi i mjetit, 26 vjeçari me iniciale A.I, u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.