Ballina Aktualitet Elbasan, 77-vjeçari lëndohet pas flakëve në banesë

Elbasan, 77-vjeçari lëndohet pas flakëve në banesë

Një 77-vjeçar me iniciale I.L. në fshatin Katund i Ri mbeti i lënduar, pasi banesa e tij u përfshi nga zjarri.

Mësohet se 77-vjeçari është lënduar në përpjekje për të shuar flakët në banesë. Ai u dërgua për mjekim në Spitalin e Elbasanit dhe në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit e bombolës së gazit.