Ballina Aktualitet Elbasan, 35-vjeçarin e zë dheu poshtë teksa hapte themelet

Elbasan, 35-vjeçarin e zë dheu poshtë teksa hapte themelet

Një 35-vjeçar humbi jetën pasi e zuri dheu poshtë teksa po hapte themelet e banesave.
Ngjarja u regjistrua sot (6 shkurt) rreth orës 14:45, në lagjen “Emin Matraxhiu”, të Elbasanit.

“Shtetasi S. B., rreth 35 vjeç, duke punuar për hapjen e themeleve të banesave, e ka zënë dheu poshtë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë,” informoi policia e Elbasanit.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.