Ekzekutoi dy motrat në Tiranë, zbardhet identiteti i autorit, gjithçka ndodhi në sytë e fëmijëve

143

Përparim Ademi, (Tela) është i dyshuari kryesor për vrasjen e dy motrave ditën e sotme në Tiranë.

59-vjeçari me shtetësi maqedonase, dyshohet se pas një konflikti çasti ka vendosur të ekzekutojë dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Policia bën me dije se 59 vjeçari ishte bashkëjetuesi i njërës prej motrave, teksa kreu i policisë në Tiranë, Rebani Jaupaj, informon se ngjarja ka ndodhur në sy të fëmijëve të njërës prej motrave.

Policia po vijon punën për të arrestuar autorit duke ngritur pika të shumta kontrolli.