Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Petrelli, në zonën e Liberta, Bari.
I vdekur ka mbetur një i ri, 28-vjeçar pasi u qëllua me armë zjarri.
I riu u plagos nga tre të shtëna me armë në gjoks dhe bark e më pas u transportua në spital, ku vdiq për shkak të plagëve të marra.
Autoritetet policore mësohet se kanë marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe stafin e spitalit, për të zbuluar se kush e shoqëroi viktimën.