Ballina Aktualitet Ekzekutimi i vëllezërve, flet gazetari investigativ: Tërë Shkodra e di kush janë...

Ekzekutimi i vëllezërve, flet gazetari investigativ: Tërë Shkodra e di kush janë vrasësit dhe në cilën shtëpi po ndjekin lajmet

Pas ngjarjes se rende ne Shkoder, ku dy vellezerit Bilali u vrane ne atentat prane baneses, reagon gazetari investigativ Artan Hoxha.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se “Kjo e sotmja, eshte thjeshte kronika e nje vrasjeje të paralajmeruar”.

Sipas tij, “Në të vërtetë,gjithe Shkodra e di,kush jane vrasësit dhe ne çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në cilën shtepi janë,duke ndjekur lajmet,mbi vrasjen, në tv”.

Postimi i Artan Hoxhes

Kambanat rane per ata,që nuk kanë,vesh!!!!

Ekzekutohen, vëllezerit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Viktimat,numer 10 dhe 11 të një seriali vrasjesh,që nisi vetem 8 muaj me pare, me 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkejetuesja e tij, Silvi Ndoci që mbante në prehër foshnjen e saj.

Kambanat e alarmit ranë,per ata që nuk kanë vesh dhe kur s’ke vesh, bilanci dihet…
Kjo e sotmja, eshte thjeshte kronika e nje vrasjeje të paralajmeruar…

Policia e Shkodres, e cila është kthyer ne ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugëve te qytetit, deklaron se autoret janë të panjohur dhe kanë ikur në drejtim të paditur…

Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnjë vrasje e zbuluar, asnjë emër autori, asnje vrasës në burg.

Për zinxhirin komandues te policisë së Shkodres!
—Nëse nuk kujtohet kush t’u largojë nga detyra, behuni burra jepni doreheqjen!!!
Se më keq se kaq, nuk ka ku shkon.

Në të vërtetë,gjithe Shkodra e di,kush jane vrasësit dhe ne çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në cilën shtepi janë,duke ndjekur lajmet,mbi vrasjen, në tv.