Ballina Showbiz Ekspozitë për jetën e panjohur të Marilyn Monroe

Ekspozitë për jetën e panjohur të Marilyn Monroe

Një muze në Gjermani do të hapë këtë javë një ekspozitë me aspekte pak të njohura nga jeta e ikonës së Hollywood, Marilyn Monroe.

Ekspozita, e titulluar “Marilyn Monroe – Die Unbekannte” (Marilyn Monroe – Gruaja e panjohur), përshkruan aspekte të ndryshme të jetës së aktores duke filluar nga fëmijëria e saj e trazuar deri në vdekjen e saj të mistershme të vitit 1962.

“Shumë prej 400 objekteve që do të shfaqen në këtë ekspozitë nuk janë parë asnjëherë më parë”, – thanë organizatorët.

Kjo ekspozitë, përveç objekteve përfshin edhe histori pak të njohura në lidhje me Monroe si fakti që themeloi kompaninë e saj të filmave dhe luftoi për të drejtat civile të këngëtares afro-amerikane, Ella Fitzgerald.