Ballina BOTA Ekspozitë e Ferrarit për 50-vjetorin e Schumacherit

Ekspozitë e Ferrarit për 50-vjetorin e Schumacherit

Muzeu i Ferrarit do të hapë një ekspozitë të veçantë për Michael Schumacherin, për nder të 50-vjetorit të ish-shoferit të tij, në fillim të vitit të ardhshëm, bëri të ditur ekipi italian i Formula One.

“Është menduar si një festë dhe një shenjë mirënjohjeje për shoferin më të suksesshëm të Ferrarit,” – tha kompania në një deklaratë.

Schumacher, i cili mbush 50 vjeç më 3 janar, pësoi një dëmtim të rëndë të trurit në një aksident me ski, në vitin 2013, dhe nuk është parë në publik që prej asaj kohe.
“Ekspozita ‘Michael 50’ është në bashkëpunim me Fondacionin Keep Fighting,” – theksoi kompania Ferrari.