Ballina BOTA Eksportet turke “pushtojnë” tregun e Bashkimit Europian

Eksportet turke “pushtojnë” tregun e Bashkimit Europian

Turqia është eksportuesja më e madhe e lajthive në të gjithë botën. Nga muaji shtator deri në muajin janar të këtij viti ka eksportuar rreth 140 mijë ton. Vëllimi i eksporteve të lajthive në mes të shtatorit të kaluar dhe këtij janari ra me 3.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit më parë.

Gjatë pesë muajve të fundit nga eksporti i lajthive shteti turk ka fituar mbi 800 milionë dollarë.

Destinacioni dhe volumet më të larta të shitjes së lajthive turke mbetet zona e Bashkimit Europian. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë volumi i eksporteve ka pësuar rënie të ndjeshme.