Ballina Aktualitet Eksperti gjerman: Qeveria dhe opozita duhet të mbajnë përgjegjësi për të ardhmen...

Eksperti gjerman: Qeveria dhe opozita duhet të mbajnë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë

Eksperti i Fondacionit Konrad Adenauer për Ballkanin Perëndimor, Florian Feyerabend, në një intervistë për DW është shprehur se parlamenti është vendi i përballjes dhe ku zhvillohet gara politike mes të gjitha partive. Sipas tij, është e domosdoshme që parlamenti të jetë funksionues, e të kryejë funksionin e tij kontrollues mbi qeverinë, pasi jo vetëm qeveria, por edhe opozita duhet të mbajë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë.

Ndër të tjera ai shtoi se Shqipëria duhet të tregohet e rezervuar në zgjidhjen e statusit të Kosovës.