Ballina Aktualitet Ekonomi, zhvlerësimi i euros ul borxhin publik

Ekonomi, zhvlerësimi i euros ul borxhin publik

Përtej efekteve negative tek eksportuesit, zhvlerësimi i euros ka ndikuar në uljen e borxhit të jashtëm të qeverisë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, efekti i kursit të këmbimit të valutave kryesore ka qenë pozitiv dhe në masën 39 milionë euro.

Zhvlerësimi i euros në minimumin historik prej 121 lekësh gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka dhënë efektet e para pozitive në uljen e borxhit publik. Pavarësisht se ekonomia shqiptare është dëmtuar nga kjo situatë, kryesisht eksportuesit, duket se qeveria shqiptare ka përfituar pasi ka paguar me pak interesa.