Ballina Aktualitet Ekonomi, varfërohen qytetarët, bie pasuria e familjeve shqiptare

Ekonomi, varfërohen qytetarët, bie pasuria e familjeve shqiptare

Bilanci i përgjithshëm i pasurisë që zotërojnë familjet shqiptare, publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë, tregon se pasuria neto e familjeve shqiptare në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka pësuar rënie pas vitit 2014.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, pasuria neto financiare e familjeve shqiptare në vitin 2014 ishte sa 113 përqind e PBB, ndërsa në vitin 2017 ajo ishte sa 100 përqind e PBB. Për vitin 2017, pasuria financiare neto e ekonomive familjare vlerësohet në 1557,9 miliardë lekë, nga 1587,4 miliardë lekë në vitin 2016, me rënie vjetore 2 përqind.

Në fund të vitit 2017, totali i mjeteve financiare të ekonomive familjare, vlerësuar në llogaritë financiare, shënon 1763 miliardë lekë, nga 1781 miliardë lekë që ishte në fund të viti 2016.