Ballina Ekonomi / Biznes Ekonomi, Union Bank Albania blen malajzianen ICBank

Ekonomi, Union Bank Albania blen malajzianen ICBank

Banka e Shqipërisë njoftoi se banka e tetë më e madhe në Shqipëri Union Bank bleu International Commercial Bank, e cila është në pronësi malajziane. kontrata u nënshkrua javën e kaluar, ndërkohë që është paraqitur dokumentacioni për miratim nga banka qëndrore.

International Commercial Bank u licensua në janar 1997, pak përpara rënies së skemave piramidale. ICB ka asete në vlerën 10.6 miliardë lek (96.6 milion $), ose 0.7% të tregut në shtator. Ndërsa Union Bank ka asete 50.6 miliardë lek (462.8 milion $), ose 3.4%.

ICB ka një staf prej 90 personash dhe pesë degë, kryesisht në Tiranë.