Ballina Aktualitet Ekonomi, tkurren me 13 përqind, investimet e huaja nisin rënien

Ekonomi, tkurren me 13 përqind, investimet e huaja nisin rënien

Investimet e huaja direkte kanë shfaqur tendencë rënëse në tremujorin e dytë të këtij viti, pas nivelit të lartë që shënuan në periudhën janar-mars. Sipas statistikave të bilancit të pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në tremujorin e dytë ishin 248 milionë euro, me një rënie prej 13,2 përqind në raport me tremujorin e parë.

Gjithsesi, për 6-mujorin e parë, investimet ishin 536 milionë euro, me një rritje prej 9 përqind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë raporton se rreth 60 përqind e investimeve janë në sektorin e energjisë. Investimet e huaja kanë qenë të larta gjatë katër viteve të fundit, si rrjedhojë e punimeve për dy projekte të mëdha, gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet mbi lumin Devoll.

(marrë me shkurtime nga revista Monitor)